Pas suksesit në kampionat dhe Champions, PSG hedh sytë nga merkato. Enrique do tre përforcime
31 Maj 2026 17:06 Telesport PSG fitoi mbrëmë Champions League për herë të dytë rresht, pas fitotes 4-3 ndaj Arsenalit nga pika e bardhë e penalltisë. Pas suksesit në Ligue 1 dhe në Europë, PSG do të përqëndrohet tani te merkato. Sipas L’Equipe, Luis Enrique ka kërkuar tre përforcime: një mbrojtës të majtë, një mbrojtës që mund të luajë si qendërmbrojtës ashtu edhe si mbrojtës i djathtë, dhe një sulmues. Pavarësisht se ka një ekip super të kompletuar, Luis Enrique kërkon që me këto përforcime të të rrisë thellësinë e skuadrës, veçanërisht në mbrojtje, e cila mund të jetë zona më e dobët e ekipit, veçanërisht kur titullarët nuk janë të disponueshëm.
Burimi:
telesport.al