Pas një dekade suksesesh në Angli, Pep Guardiola tërhiqet nga Mançester Siti

Pas një dekade suksesesh në Angli, Pep Guardiola tërhiqet nga Mançester Siti

Adriatik BALLA Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi edhe zyrtarisht. Një nga trajnerët më të mirë të 25 vjetëve të fundit, Pep Guardiola, është larguar nga skuadra e Mançester Sitit. Jehona e lajmit është e madhe, nisur nga pesha që ka Guardiola si trajner. Kështu, vetë Mançester Siti ka konfirmuar të premten se Pep Guardiola do të largohet pas ndeshjes së fundit të këtij edicioni që skuadra e luan të dielën. Guardiola e ka udhëhequr Sitin drejt 17 trofeve të rëndësishëm, duke përfshirë gjashtë trofe të Premier League. Ai ishte trajner i Sitit për 10 vjet. Ndeshja e fundit e Guardiolës si trajner i Sitit do të jetë ndaj Aston Vilës në “Etihad”, të dielën. “Mos më pyesni për arsyet e largimit. Nuk ka arsye. Por...