Pas Ederson, Man. United bën gat 70 milionë euro për krahun e majtë të mbrojtjes
11 Qershor 2026 19:21 Telesport Manchester United pritet të jetë shumë aktiv gjatë kësaj merkatoje. “Djajtë e Kuq” kanë siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri, që është Ederson nga Atalanta. Zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt, por tashmë është arritur çdo gjë mes palëve. Përforcimi i dytë që trajneri Michael Carrick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit është Lewis Hall, sipas asaj që zbulon Caughtoffside. Mbrojtësi i ri i anglez shihet si një investim afatgjatë për krahun e majtë të mbrojtjes. Megjithatë, largimi i 21-vjeçarit nuk do të jetë aspak i lehtë nga Newcastle dhe jo më pak se shifra 70 milionë euro. Vetë lojtari duket se ka dhënë “ok” e tij për transferimin drejt United, shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare...
Burimi:
telesport.al