Pas dështimit të Gjermanisë në Botëror, Federata kërkon “nderin” e fundit nga Nagelsmann
2 Korrik 2026 18:07 Telesport Eliminimi i Gjermanisë nga Paraguaj në fazën e 1/32-ve të Kupës së Botës, ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe te katër herë kampionët e botës dhe një situatë kaotike. Përgjegjësi kryesor për këtë dështim konsiderohet trajneri Julian Nagelsmann. Ky i fundit pas eliminimit të Gjermanisë, bëri me dije se nuk e mendon dorëheqjen, por është gati të nisë nga puna për Ligën e Kombëve që fillon në shtator dhe Europianin e ardhshëm. Pra, me pak fjalë është i bindur për të vazhduar në krye të Gjermanisë, deri në korrik të vitit 2028, kohë kur i mbaron kontrata. Ndërkohë, sipas Sky Germany, Federata e ka ftuar Nagelsmann të japë dorëheqjen. Kjo ndodhi pasi Federata dëgjoi shpjegimet e trajnerit gjerman për performancën...
Burimi:
telesport.al