Pas Abissnet Superiore, ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë. Synimi është të rritet konkurrenca

Pas Abissnet Superiore, ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë. Synimi është të rritet konkurrenca

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, një nga vendimet e miratuara lidhet me propozimin e ardhur nga Departamenti i Garave për ndryshimin e formatit të kampionatit “Kategoria e Parë” për sezonet futbollistike 2027/2028 dhe 2028/2029, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së kampionateve dhe ruajtjen e interesit sportiv gjatë gjithë sezonit. Departamenti i Garave ka propozuar që ky edicion mos të ketë asnjë ndryshim dhe kampionati të vazhdojë sipas formatit me 3 faza të rregullta dhe 33 javë kampionat. Vendi i 1-rë dhe i 2-të i Kategorisë së Parë do të ngjiten automatikisht në kampionatin “Abissnet Superiore”. Ekipet e renditura në vendet e 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë play-off do të zhvillojnë fazën gjysmëfinale sipas skemës 3 vs 6 dhe 4...