Partizani ‘zien’, ikën drejtori Ibraimi
Jo vetëm në listën hyrje daje të futbollistëve…Te Partizani i sezonit të ri po vazhdojnë lëvizjet edhe në stafe. Madje deri në pikën e lartë teksa pas afrimit të trajnerit rumun Florin Bratu sot mësohet se ka mbyllur me të kuqtë drejtori Agim Ibraimi. Bashkë me të largohen dhe lojtarë si Kamer Qaka e Laorent Shabani të cilët pasojnë të mëparshmit ; Vusal Isgandarli, Karlos Martinez, Altin Bytyçi dhe Amos Nondi. Ndërkohë portieri legjendar i të kuqëve Alban Hoxha i dha fund futbollit të luajtur, ndërsa tani do të bëjë postin e trajnerit të portierëve. Post navigation
Burimi:
sportiim.al