Partizani mposht Erzenin dhe shkon në finalet play off për të mbrojtur titullin kampion ndaj Skënderbeut

Partizani mposht Erzenin dhe shkon në finalet play off për të mbrojtur titullin kampion ndaj Skënderbeut

Pas një maratone që zgjati 2 orë e 30 minuta, skuadra e Partizanit mundi 3-2 Erzenin në gjysmëfinalen e tretë play off në volejboll për meshkuj, duke siguruar një biletë për në finale, aty ku më herët është kualifikuar edhe Skënderbeu (eliminoi Tiranën). Në sallën sportive në Farkë u deshën pesë sete për të nxjerrë fituese skuadrën kryeqytetase (23-25, 25-22, 25-17, 23-25, 15-13), që në këtë mënyrë do të luajë për të mbrojtur titullin kampion. Në këtë mënyrë, përsëritet finalja e një viti më parë. Të dyja skuadrat bënë një ndeshje të mirë, me shijakasit që shpresuan deri në pikën e fundit për një fitore, që do t’i rikthehente në finale pas disa vitesh. Gjithsesi, në fund triumfuan “të kuqtë”, që bënë diferencën në momentet...