Champions League (play-off): Natë barazimesh në tre takimet e sotme. Kualifikimi mbetet i hapur

Champions League (play-off): Natë barazimesh në tre takimet e sotme. Kualifikimi mbetet i hapur

18 Gusht 2026 22:55 Telesport Janë zhvilluar mbrëmjen e sotme tre nga shtatë ndeshjet e fazës play-off në Champions League. Në Sofia, kampionia e Bullgarisë, Levski Sofia, barazoi pa gola ndaj AEK-ut, aty ku luajtën titullarë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo. Në Stamboll, Fenerbahce barazoi 1-1 ndaj Lyon. Francezët kaluan të parët në avantazh me Lois Openda në minutën e 40-të. Goli i parë ëpr belgun e huazuar nga Juventus. Fenerbahce barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë me blerjen e bujshme të kësaj vere, Mason Greenëood. Të dy ekipet iu afruan shumë golit, por shtylla u bë pengesë në të dy rastet. Vedat Muriqi titullar për Fenerbahcen. Në Zagreb, Dinamo nuk shkoi dot më shumë se barazimi 2-2...