Partizani fiton edhe sfidën e katërt gjysmëfinale ndaj Tiranës, finalistja vendoset në ndeshjen e fundit

Partizani fiton edhe sfidën e katërt gjysmëfinale ndaj Tiranës, finalistja vendoset në ndeshjen e fundit

Partizani në basketboll për femra fitoi të dielën në mbrëmje 64-62 ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e pestë play off, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve. Për pasojë, skuadra e dytë finaliste (Flamurtari është kualifikuar më herët) do të vendoset pas sfidës së pestë që do të luhet në “Fahrie Hoti”. Në përballjen e luajtur sot në “Asllan Rusi“, skuadra e Partizanit arriti një fitore të rëndësishme, duke rikuperuar disavantazhin prej dy ndeshjesh. Bardheblutë, edhe pse dueluan deri në fund, nuk arritën të përsëritin lojën e mirë të dy takimeve të para. Tirana udhëheq 18-16 pas periodës së parë, por të “kuqtë” rikuperojnë ndjeshëm në cerekun e dytë dhe pjesa e parë  mbyllet 34-25 për Partizanin. Në 20 minutat e dyta, Partizani arrin të administrojë mirë...