Parisi i përulet PSG-së; 14 rrugë dhe sheshe marrin emrat e heronjve të Champions-it

Parisi i përulet PSG-së; 14 rrugë dhe sheshe marrin emrat e heronjve të Champions-it

Euforia për suksesin historik të PSG-së vazhdon të pushtojë kryeqytetin francez. Në një iniciativë origjinale të kolektivit artistik “The True Frame”, 14 rrugë dhe sheshe të Parisit janë riemërtuar simbolikisht dhe përkohësisht me emrat e lojtarëve dhe protagonistëve të skuadrës pariziene. Nga “Rue Pacho” dhe “Avenue Nuno Mendes”, te “Boulevard Ousmane” dhe “Saint Marquinhos Street”, qyteti ka zgjedhur të nderojë figurat që kontribuan në një nga arritjet më të mëdha në historinë e klubit, fitimin e dy Champions League radhazi. Nuk mungon as trajneri Luis Enrique, i përjetësuar simbolikisht me “Pont Saint-Louis”. Ky nderim unik ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën dhe tregon ndikimin e jashtëzakonshëm që skuadra ka pasur te kryeqyteti francez pas triumfit të saj. Për disa ditë, Parisi nuk është...