Paris San Zhermen u bashkohet klubeve të mëdha që kanë bërë histori në Champions League
Adriatik BALLA Paris San Zhermen konfirmohet si një nga klubet më të mëdha në histori të futbollit evropian, duke u bërë vetëm ekipi i dytë që e mbron Ligën e Kampionëve. Fitorja 4:3 me penallti ndaj Arsenalit, të shtunën mbrëma në Budapest, pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt dhe në vazhdime, siguroi trofeun e dytë evropian. Triumfi në Budapest erdhi pas asaj fitoreje maestrale 5:0 ndaj Interit, një vit më herët. PSG-ja u bë skuadra e parë që mbrojti me sukses titullin që kur Real Madridi e fitoi tri herë rresht, nga viti 2016 e deri në vitin 2018. PSG është bërë vetëm klubi i dytë që ka mbrojtur trofeun e garës elitare evropiane, prej se ajo zhvillohet në formatin e Ligës së Kampionëve,...
Burimi:
sot.com.al