Paris San Zhermen fitoi dy Champions radhazi, klubi francez i premton Luis Enrikes një skuadër të pathyeshme

Paris San Zhermen fitoi dy Champions radhazi, klubi francez i premton Luis Enrikes një skuadër të pathyeshme

Adriatik BALLA Në mbyllje të sezonit klubet e mëdha projektojnë menjëherë skenarët e sezonit të ardhshëm. Paris San Zhermen mund të ketë vendosur tashmë për transferimin e tyre të ardhshëm të madh, dhe kjo nuk është aspak një lajm i mirë për një klub të Premierligës. Pas një përballjeje dramatike me Arsenalin në “Pushkash Arena” të Budapestit, PSG rikonfirmoi statusin e tij si skuadra më e mirë në Evropë duke fituar Ligën e Kampionëve 2025/26. Me këtë sukses, klubi parisien u bë vetëm ekipi i 10-të në histori që fiton dy herë radhazi Ligën e Kampionëve/Kupën e Evropës, duke iu bashkuar emrave legjendarë si Real Madridi, Milani, Bajern Munihu dhe Liverpuli. Me lojtarë si Osmane Dembele, Vitinha, Khviça Kvaratskhelia dhe Akraf Hakimi që përbëjnë shtyllën...