“Kam ende uri”, 40-vjeçari Xheko firmos në Bundesligë: Futbolli më ka bërë gjithmonë të lumtur

“Kam ende uri”, 40-vjeçari Xheko firmos në Bundesligë: Futbolli më ka bërë gjithmonë të lumtur

Edin Xheko nuk di të ndalet. Sulmuesi boshnjak ka zgjatur kontratën e tij me Shalken. Megjithëse 40 vjeç, ai vazhdon të rezistojë nivelin e lartë të futbollit europian. Xheko ka firmosur edhe për një tjetër vit me ekipin nga Gezelkirsheni, për të cilin do të japë kontributin e tij në Bundesligë. “Pashë një ekip të shkëlqyer dhe çfarë tifozësh fantastikë ka Shalkja. Ngjitja në Bundesligë ishte një nga momentet më të mira të karrierës sime. Ishte e jashtëzakonshme. Futbolli më ka bërë të lumtur gjithë jetën time dhe më shtyn të vazhdoj. Jam ende i uritur. Dua ta ndihmoj ekipin tonë edhe në Bundesligë”, është shprehur Edin Xheko./Sport Ekspres/