E ardhmja e Ferran Torres merr një kthesë tjetër? Në Londër duan spanjollin për të fituar titullin

E ardhmja e Ferran Torres merr një kthesë tjetër? Në Londër duan spanjollin për të fituar titullin

3 Gusht 2026 20:38 Telesport Përveç PSG-së dhe Atletico Madridit, në garë për të siguruar shërbimet e Ferran Torres është futur së fundmi edhe Tottenham. TeamTALK zbulon se drejtuesit e klubit londinez kanë kontaktuar përfaqësuesit e sulmuesit spanjoll për ta bindur të rikthehet në Premier League. Tottenham ka qenë mjaft aktiv këtë merkato dhe Roberto De Zerbit i mungon pikërisht një qendërsulmues për të rivalizuar për titullin kampion. Nga ana tjetër, te Barcelona kanë bërë me dije se Ferran Torres do të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij e lirimit që është 55 milionë euro. Pavarësisht interesit të Tottenham, PSG mbetet favoriti kryesor për transferimin e heroit të finales së Kupës së Botës.