Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Teksa Botërori 2026 po shkon drejt mbylljes së fazës së grupeve për kompanitë e basteve është koha e parashikimeve paraprake. Në këtë moment skuadra favorite për triumfin final është pikërisht Franca e kuotuar me koefiçentin 4,00, ndërsa arritja e saj në finalen e tretë radhazi është me koefiçentin 3,00. Menjëherë në vendin e dytë, është Argjentina skuadra kampione në fuqi e botës që tani ka një koeficient 6,00 nga 9,00 që e kishte në fillim. Pas skuadrës Albiceleste vijnë Anglia e Spanja të dyja me koefiçent 7,00 ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos kuotohet me 12,00. Pavarësisht fitores me Haitin, Brazili i Carlo Ancelottit kalon nga koefiçenti 12,00 në 16,00 për fitoren finale, të njëjtat kuota për Gjermaninë dhe Holandën, ndërsa SHBA kanë koefiçent 25,00. Por...