Osimhen shpreh keqardhjen për mungesën në Botëror dhe zbulon se ku do të luajë sezonin e ri
Victor Osimhen është padyshim një nga mungesat e mëdha të këtij Botërori. Nigeria e tij nuk arriti dot të siguronte biletën për Kupën e Botës, duke munguar kështu për herë të dytë rresht. “Ndihem keq që nuk luaj në Kupën e Botës. Është hera e dytë radhazi. Po flisja me djemtë e tjerë dhe ata ndihen njësoj, por ne vazhdojmë përpara”, tha Osimhen. 27-vjeçari shtoi se Nigeria duhet të mësojë nga ky dështim dhe të rimarr sërish vendin që i takon. Ndër të tjera, Osimhen iu dha fund zërave të merkatos, duke ditur interesin e madh për të. “Jam shumë i lumtur këtu te Galatasaray. Zgjohem çdo mëngjes me një buzëqeshje. E dua këtë klub, këtë qytet dhe njerëzit përreth meje”, tha Osimhen. I pyetur...
Burimi:
telesport.al