“Open Stage” në Nju Jork, FSHF synon të afrojë elementët e rinj më të spikatur

“Open Stage” në Nju Jork, FSHF synon të afrojë elementët e rinj më të spikatur

Nëpër botë ka shumë talente shqiptare që ushtrohen në futboll dhe Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet grumbullimeve e seleksionimeve në vendet ku gjendet aktualisht këta shqiptarë, synon të përthithë më të talentuarit për ekipet kombëtare të moshave. Në fakt, edhe sipas objektivave dhe politikave të saj, identifikimi dhe afrimi i talenteve shqiptare që jetojnë dhe luajnë jashtë vendit mbetet një nga prioritetet kryesore të FSHF. Në vijim të punës së vazhdueshme për zgjerimin e bazës së futbollistëve të ekipeve kombëtare, FSHF do të organizojë më 27 qershor një “Open Stage” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky aktivitet do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex” në Varvik, Nju Jork dhe do të drejtohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli si edhe përfaqësues të...