Olise bën “hasha” vajzën e tij 20-muajshe, ish-partnerja e akuzon: “S’e ka parë kurrë, nuk paguan as pensionin ushqimor”

Olise bën “hasha” vajzën e tij 20-muajshe, ish-partnerja e akuzon: “S’e ka parë kurrë, nuk paguan as pensionin ushqimor”

21 Korrik 2026 14:27 Alfred Lleshi Michael Olise është përfshirë në një polemikë të madhe jashtë fushës. Fatima Zaunbrecher, nëna e vajzës së tij 20-muajshe, e akuzon yllin e Bayern Munich se nuk e ka takuar kurrë të bijën dhe nuk ka paguar as pensionin ushqimor të premtuar. Sipas saj, një test ADN-je ka konfirmuar atësinë e futbollistit. Në një intervistë për “Bild”, Fatima deklaroi: “Ai nuk flet me mua, por vetëm përmes avokatëve. Më dhemb të shoh sa i pandjeshëm mund të jetë dikush ndaj fëmijës së vet”. Ajo shtoi se fillimisht iu ofruan 836.50 euro në muaj, më pas shuma u rrit në 2 mijë euro, por pretendon se paratë nuk i kanë mbërritur kurrë. Nga ana tjetër, avokatët e Olise japin një...