Okazion në fund të sezonit, Serie A “tërbohet” pas Gjimshitit, 3 ekipe “big” futen në garë

Okazion në fund të sezonit, Serie A “tërbohet” pas Gjimshitit, 3 ekipe “big” futen në garë

Berat Gjimshiti mbetet një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A. Prej vitesh, kapiteni kuqezi ka udhëhequr prapavijën e Atalantës, e bëri diçka të tillë me Gasperinin, por mbetet pikë fikse edhe me trajnerin e ri, Palladino. Emri i Gjimshitit po lakohet fuqishëm këtë periudhë në Itali, kjo edhe për një tjetër arsye të fortë, Gjimshiti është futur në vitin që i përfundon kontrata, në fund të këtij sezoni mund të largohet falas. Sigurisht që Atalanta nuk ka ndërmend të dorëzohet kaq lehtë, përfaqësues të klubit bergamask po përpiqen këtë periudhë të bindin Gjimshitin të rinovojë kontratën. 11 Pengesë në këtë pikë, është fakti që për kapitenin shqiptar interesohen disa klube të mëdha në Serie A, me në krye Juventus. “Zonja e Vjetër” e...