“Nuk po na respektonin, thonin se do të na mundnin lehtë”, Kurtua pasi eliminoi SHBA-të: Djali im duhet të bëjë tifozeri për Belgjikën, ndryshe nuk e fus në shtëpi
Belgjika ka siguruar kalimin në çerekfinale pas një fitoreje bindëse 4-1 ndaj SHBA-ve. Portieri i belgëve ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka thënë se opinioni publik kishte tregua mungesë respekti ndaj Kombëtares së tij. Mungesa e rezultateve për Belgjikën bënë që në drejtim të tyre të vërshonin shumë kritika. Tashmë belgët do të ndeshen me Spanjën në çerekfinale. Një sfidë e veçantë për Kurtuanë, i cili prej vitesh jeton në vendin iberik. Spanja është vendlindja e djalit të tij të vogël, por portieri i Realit të Madridit ia ka bërë të qartë publikisht se në shtëpinë e tij do të bëhet tifozeri vetëm për Belgjikën. “Në ditët e fundit, na kanë trajtuar me mungesë respekti këtu në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit thoshin se...
Burimi:
sportekspres.com