“Nuk mund ta shihja dot ndeshjen”, Arteta rrëfen përjetimin e fitimit të titullit: Erdhi djali duke qarë, më tha ‘babi jemi kampionë’

“Nuk mund ta shihja dot ndeshjen”, Arteta rrëfen përjetimin e fitimit të titullit: Erdhi djali duke qarë, më tha ‘babi jemi kampionë’

Arsenali është kampioni i Premier League-s pas 22 viteve. Puna prej disa sezonesh e Mikel Artetës mori më në fund shpërblimin e merituar. Trajneri i Arsenalit ka folur sot për mediat, ku ka treguar përjetimin e tij mbi fitimin e këtij trofeu. Ai ka rrëfyer se nuk mundi ta shihte dot ndeshjen e Manchester City-t, barazimi i të cilit i shpalli “topçinjtë” kampionë një javë para fundit të kampionatit. Arteta u shpreh se pas përfundimit të lojës, djali i tij i madh iu afrua dhe i tha duke qarë: ‘Babi, jemi kampionë’. “Ndoshta nuk e kuptoni. Një nga ndjesitë më të mira që kam pasur ndonjëherë. Duhej të shkoja këtu në Colney për të parë ndeshjen me djemtë dhe stafin, sepse kjo ishte ajo që...