Nuk la gjurmë te Manchester United, Jadon Sancho i thotë lamtumirë “Old Trafford”

Nuk la gjurmë te Manchester United, Jadon Sancho i thotë lamtumirë “Old Trafford”

12 Qershor 2026 12:28 Telesport Jadon Sancho do të largohet nga Manchester United si transferim i lirë në fund të kontratës së tij këtë verë, pesë vjet pasi iu bashkua klubit për 73 milionë euro. Anësori 26-vjeçar do të largohet nga “Old Trafford” pasi kaloi dy sezonet e fundit larg klubit, përkatësisht në huazim te Chelsea dhe Aston Villa. Ai u bashkua me bujë nga Borussia Dortmund në vitin 2021, pasi shënoi 50 gola në 137 ndeshje për skuadrën gjermane, por arriti vetëm 12 gola në 83 gjatë pesë sezoneve në Manchester. Sancho do t’I bashkohet Casemiro dhe Tyrell Malacia, që gjithashtu po largohen nga klubi i “djajve të kuq” pas skadimit të kontratave të tyre.