Nuk ka më huazim, Barcelona duhet të hapë kuletën për të siguruar shërbimet e portugezit vitin tjetër
E ardhmja e Joao Cancelo mund të jetë një nga telenovelat më të mëdha të merkatos së verës, ndërsa Al-Hilal i ka dërguar një paralajmërim Barcelonës. Klubi saudit ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një huazimi të mëtejshëm për mbrojtësin portugez, duke ushtruar presion mbi klubin katalanas për të bërë një transferim të përhershëm. Arsyeja është thjesht financiare, me kontratën që skadon në vitin 2027. Shtimi i një huazimi tjetër te Barcelona do të rrezikonte humbjen e tij si transferim i lirë një vit më vonë, pasi kontrata e tij të skadojë. Qëllimi është të rikuperohet një pjesë e investimit të bërë për 31-vjeçarin kur ai u ble nga Manchester City për rreth 25 milionë euro. Natyrisht, skuadra “blaugrana” do të paguante një shumë më të...
Burimi:
telesport.al