“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u kërkon falje shqiptarëve pas duelit me Anthony Joshua: Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte
Kristian Prenga nuk arriti të realizojë surprizën e madhe ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, duke u mposhtur me nokaut në raundin e dytë në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite. Megjithatë, boksieri shqiptar la gjurmë në fillimin e përballjes, duke befasuar britanikun në raundin e parë. Prenga, 35 vjeç, e nisi me shumë agresivitet sfidën dhe arriti ta vendoste në vështirësi Joshua-n, duke e rrëzuar dy herë në tapet në raundin e parë. Edhe pse goditjet nuk ishin tërësisht të pastra, paraqitja e shqiptarit solli entuziazëm të madh te tifozët. Por pas këshillave të ekipit të tij, Joshua u rikthye ndryshe në raundin e dytë. Në raundin e dytë, ish-kampioni britanik rriti ndjeshëm ritmin dhe me disa goditje...
Burimi:
vizionplus.tv