Nuk i ndërroi kurrë si futbollist…; Toni Kroos surprizon me supersticionin e tij të pabesueshëm

Nuk i ndërroi kurrë si futbollist…; Toni Kroos surprizon me supersticionin e tij të pabesueshëm

21 Prill 2026 12:49 Alfred Lleshi Kroos surprizon duke zbuluar supersticionin e tij gjatë çmimeve “Laureus” në Madrid, ku u nderua për karrierën. Ai tregoi se nuk i ka ndryshuar kurrë këpucët e futbollit: “Kisha pak besytni, sidomos ato të këpucëve, që nuk i ndryshova kurrë. Falenderoj ‘Adidas’ që m’i bëri ato këpucë. Sot këpucët e futbollit ndryshojnë çdo dy muaj, nga ngjyra dhe materiali, por unë nuk doja t’i ndryshoja”. Gjermani tregoi se nuk i ka ndryshuar kurrë këpucët e futbollit: “Fitova shumë gjëra me to dhe për mua kanë qenë një nga çelësat e karrierës. Këpucët janë thelbësore për një futbollist”. Kroos mohoi të ketë ndonjë pendesë nga karriera: “Jo, kurrë. U ndala kur dhe siç doja. E mbylla librin… Nëse do mendoja...