Noskova fiton derbin çek në finale dhe shpallet fituese në grand slam të Wimbledon

Noskova fiton derbin çek në finale dhe shpallet fituese në grand slam të Wimbledon

12 Korrik 2026 1:18 Telesport Tenistja çeke Linda Noskova u shpall fituese e grand slam-it të Wimbledon për vitin 2026. në finalen e turneut më të rëndësishëm të fushave më bar, luajtur në Londër, ajo mundi 2-1 patrioten e saj Karolina Muchova (6-2, 5-7, 6-3). Ky është triumfi i parë për tenisten 21-vjeçare në një turne të madh, pikërisht në finalen e saj të parë, duke mos zhgënjyer. Edhe pse Muchova rivalizoi, nuk arriti dot të ndalë vrullin e patriotes së saj, më këmbëngulëse në lojë. Një ndeshje që mund të kishte përfunduar më herët për Noskova, që në setin e dytë shpërdoroi 5 mundësi për ta fituar ndeshjen, por më pas gaboi. Muchova nuk arriti dot të përfitojë nga shansi që iu dha dhe...