Norvegjia bën mrekullinë, trajneri Solbakken: Nëse i mbijetoj këtij Botërori do t’i mbijetoj gjithçkaje
3 Korrik 2026 12:12 Telesport Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka komentuar edhe një here emocionet që përjetoi kur kombëtarja e tij fitoi ndaj Bregut të Fildishtë. Fitore që kualifikoi nordikët mes 16 më të mirave, ku do të përballen me Brazilin. “Nëse i mbijetoj kësaj sfidë të radhës, do t’i mbijetoj gjithçkaje. Fakti që jemi në gjendje të fitojmë është ndoshta ajo për të cilën jam më krenar”, deklaroi trajneri i Norvegjisë. “Është një lloj vuajtjeje që ndoshta nuk mund ta gjesh askund tjetër; një ndjenjë që thjesht nuk mund ta gjesh nga asnjë ndeshje tjetër. Ajo ndaj Bregut ishte një fitore e merituar”, tha Solbakken. “Tani do të luajmë kundër një skuadre fantastike që ka disa përbindësha. Ne do të kemi shanset tona...
Burimi:
telesport.al