Norvegji-Francë/ Nordikët e nisin pa Haalandin, Mbappe shpërthen që në start dhe godet traversën

Norvegji-Francë/ Nordikët e nisin pa Haalandin, Mbappe shpërthen që në start dhe godet traversën

Në Foxborough, Massachusetts, përpara 69 mijë spektatorësh Franca dhe Norvegjia përplasen për kreun e grupit. Gjyqtar i ndeshjes është anglezi Michael Oliver, i ndihmuar nga australiani Jarred Gillett në dhomën e VAR-it. Norvegjia dhe Franca takohen në stadiumin Gillette në Boston për ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit I. Të dyja ekipet janë kualifikuar tashmë për raundin e 32-shave, por ndeshja mbetet po aq e rëndësishme. Lajmi i keq në prag të kësaj sfide është se Haaland nuk e nis nga minuta e parë. Në anën tjetër Mbappe është titullar dhe i gatshëm të punojë për rekorde të tjera në një sfidë që nuk është se vendos shumë. Te Franca në këtë ndeshje nuk është i pranishëm trajneri Deschamps. Ish-mesfushori në ditët e...