“Një ndeshje futbolli zgjat 90 minuta, markat ndërtohen në vite”, ja si FSHF u shndërrua në një brand në 10 vjet
Nga Gazmend Malo Nqs në vitin 2013 dikush do të na thoshte se pas 10 apo 12 vjetësh, FSHF do të kishte një brand bashkëkohor të krahasueshëm me federatat më të mira europiane, do të pajiste Kombëtaret me fanella të personalizuara, do t’i shiste këto fanella deri në Zelandën e re, do të kishte një sistem biletarie të avancuar online, një kanal televiziv të sajin (FSHF-tv), profile zyrtare me qindra mijëra ndjekës në platformat sociale, me gjasa do ta kishim të vështirë ta besonim. Pak a shumë, në të njëjtën mënyrë siç do ta kishim të vështirë të besonim se në kaq pak kohë, FSHF do të ndërtonte tre stadiume me parametra Uefa, një “Shtëpi Futbolli” për selinë qendrore dhe ekipet kombëtare si ato federatave...
Burimi:
telesport.al