Një karrierë që mbyllet me klasiken e futbollit shqiptar, arbitri nderohet për në ndeshjen e tij të fundit: Një jetë në shërbim të futbollit shqiptar

Një karrierë që mbyllet me klasiken e futbollit shqiptar, arbitri nderohet për në ndeshjen e tij të fundit: Një jetë në shërbim të futbollit shqiptar

Egin Doda ka mbyllur karrierën e tij në arbitrim ditën e djeshme. Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë ishte përballja e fundit që ai dha kontributin e tij në ndarjen e drejtësisë. Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit ka vlerësuar kontributin e tij ndër vite në futbollin shqiptar. Presidenti i Shoqatës dhe Bujar Pregja kanë nderuar Dodën përpara sfidës Tirana-Vllaznia. BASHF-ja ka shpërndarë në llogarinë zyrtare një postim për Egin Dodën, ku ka shprehur respektin për karrierën gati 30-vjeçare të arbitrit shqiptar. “Vlerësim për anëtarët tanë! Një jetë në shërbim të futbollit shqiptar. Pas gati tre dekadash kontributi në arbitrim, Egin Doda zhvilloi dje ndeshjen e tij të fundit si asistent arbitër, në takimin mes Tiranës dhe Vllaznisë. Përpara nisjes së ndeshjes, Presidenti i BASHF-së, Tahir...