Një fron, dy mbretër… Mbappé është frika e Spanjës, Yamal është makthi i Mbappés

Një fron, dy mbretër… Mbappé është frika e Spanjës, Yamal është makthi i Mbappés

Është një duel i madh kolektiv, por gjithashtu përballje e dy yjeve planetarë. Dy yje që e tejkalojnë përmasën e fjalës “futbollist”. Dy figura që dominojnë reklamat dhe që, kur shfaqen në ekranet gjigante të stadiumeve, bëjnë tribunat të shpërthejnë. Ata janë Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal. Për Francën, gjysmëfinalet e Botërorit janë kthyer në një rutinë. Kjo është e teta në historinë e saj. Gjithmonë ka qenë një skuadër me një yll të madh në drejtim. Për Spanjën është vetëm e dyta. Këtë herë ajo shfaqet me një lojtar me ndikim botëror si kurrë më parë. Megjithatë, forca kryesore e saj mbetet kolektivi. Me gjysmëfinalen e parë në vitin 1958, nën udhëheqjen e golashënuesit më të madh në një Botëror të vetëm (Fontaine, me...