Një ëndërr që përfundoi pa nisur mirë, Igli Tare shkarkohet nga detyra e drejtorit sportiv të Milanit

Një ëndërr që përfundoi pa nisur mirë, Igli Tare shkarkohet nga detyra e drejtorit sportiv të Milanit

Verën e shkuar Igli Tare bëri realitet një nga ëndrrat e tij. Ish-sulmuesi shqiptar mori postin e rëndësishëm të drejtorit sportiv të Milanit, një klub të cilin e ka simpatizuar që herët dhe që ka një traditë mjaft të rëndësishme në futbollin botëror. Por ëndrra e tij përfundoi pa nisur mirë. Tare qendroi në krye të detyrës për vetëm 1 sezon. RedBird Partners kanë lëshuar sot një komunikatë zyrtare në faqen e uebit të Milanit, ku kanë njoftuar shkarkimin nga detyra të Igli Tares, Alegrit, Furlanit dhe Monkadës. Një revolucion pritet të ndodhë këtë verë pas dështimit për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. “Pas zhgënjimit të vitit të kaluar, mandati i vendosur për Klubin ishte të kthehej në Ligën...