Një e treta e globit mund të mbetet pa Kupën e Botës

Një e treta e globit mund të mbetet pa Kupën e Botës

FIFA po përballet me një “blackout” televiziv të Kupës së Botës që mund të prekë më shumë se një të tretën e popullsisë së planetit. Në problemin më të fundit për drejtuesit në Zyrih, aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje transmetimi për turneun as në Kinë dhe as në Indi. Kjo do të thotë se tifozët e futbollit në dy vendet më të populluara të botës rrezikojnë të mbeten jashtë spektaklit më të madh futbollistik në planet. FIFA kërkoi 74 milionë paund për të drejtat televizive të transmetimit të turneut në Indi, një rritje prej 67 për qind krahasuar me koston e Botërorit “Katar 2022”. Megjithatë, oferta më e lartë deri tani për transmetimin, nga “Reliance-Disney”, ishte më pak se 15 milionë paund dhe ende nuk...