Një anglez që del kundër Lamine Yamal: “Ai nuk është 19-vjeçaro më i mirë në botë. Çfarë ka treguar ai deri sot?”

Një anglez që del kundër Lamine Yamal: “Ai nuk është 19-vjeçaro më i mirë në botë. Çfarë ka treguar ai deri sot?”

4 Gusht 2026 15:23 Telesport Në një intervistë të fundit për The Sun, anglezi Luke Littler, i konsideruar si më i miri në sportin e Darts (Sporti i shigjetave) u ndal edhe te futbolli e sidomos te Lamine Yamal, duke pasur kritika të shumta për spanjollin. “Sigurisht që Spanja ka fituar Kupën e Botës dhe të gjithë po flasin për Yamalin. A është ai 19-vjeçari më i mirë në botë? Jo, nuk është. Por çfarë ka treguar ai në të vërtetë tani? Ai mund të ketë shënuar një herë në Kupën e Botës dhe gjithashtu ka dhënë vetëm një asist, por vetëm kaq”, thotë Littler. Deklarata e kampionit anglez të shigjetave ka ngjallur jo pak reagime në rrjetet sociale, ku ka shumë që mendojnë njësoj...