Nis sot Xhiro e Italisë, edicioni nr.109 do të startojë në Bullgari dhe përfundojë në Romë
8 Maj 2026 9:24 Telesport Do të nisë sot edicioni nr.109 i Xhiros së Italisë, një nga tri turnetë më të mëdhenj në botë në sportin e biçikletës. Ashtu sikurse vjet, që startoi nga Shqipria, këtë vit turneu do të nisë nga një tjetër vend ballkanas, Bullgaria. Në Bullgari do të zhvillohen tri etapat e para dhe më pas çiklistët dhe skuadrat do të spostohen në Itali, për të vijuar me 18 etapat e tjera. Pra, gjithsej janë 21 etapa dhe në total garuesit do të përshkruajnë 3.466 kilometra. Kjo është hera e 16-të që Xhiro starton nga një vend jashtë Italisë, ndërsa finishi i madh do të jetë përsëri në Romë, pranë Circus Maximus. Kryeqyteti italian do të shpallë kampionin për herë të tetë...
Burimi:
telesport.al