Nico Williams gati të bëjë hapin e madh në karrierë, transferimi i spanjollit do të thyejë rekordet

Nico Williams gati të bëjë hapin e madh në karrierë, transferimi i spanjollit do të thyejë rekordet

22 Korrik 2026 17:43 Telesport Pavarësisht se rinovoi vetëm verën e kaluar me Athletic Bilbao deri në vitin 2035, Nico Williams ka vendosur të largohet nga klubi bask dhe sipas të gjitha gjasave destinacioni i tij i ri do të jetë Premier League. Pasi dështoi për transferimin e Morgan Rogers dhe vëshitrësive të shumta për një transferim të mundshëm të Bradley Barcola, Arsenal ka tashmë si objektiv parësor transferimin e Nico Williams. Jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve mes klubeve, por tek Arsenal janë të vetëdijshëm se i presin negociata të gjata dhe të vështira me klubin bask. Klauzola e largimit të Nico ëilliams është 100 milionë euro. Në rast transferimi tek Arsenal, ëilliams do të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e...