Ngushëllimi i Neymar pas eliminimit nga Botërori. Jaht luksoz me 6 suita, heliport dhe 800 metra katrorë
Neymar da Silva Santos Júnior ka zgjedhur t’i kalojë ditët pas eliminimit të Brazilit nga Botërori në det. Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, që tashmë është rikthyer te Santos, ka gjetur një mënyrë luksoze për të lënë pas humbjen ndaj Norvegjisë në 1/8-at e finales. “Ney” ka blerë një jaht me vlerë 20.5 milionë euro, i cili sapo ka mbërritur në Angra dos Reis, pranë Rio de Janeiros. Nuk bëhet fjalë për një jaht të zakonshëm. I projektuar në Brazil, ai kombinon luksin, autonominë dhe zgjidhjet teknike që i afrohen më shumë një anijeje eksploruese. Jahti, i quajtur “Enejota”, sipas inicialeve të tij “NJ”, është ndërtuar për udhëtime të gjata detare. Me një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë dhe gjatësi 120 këmbë (rreth 37 metra),...
Burimi:
telesport.al