Nga Gerti Çarçani/ Bashkitë dhe futbolli, “modeli Elbasani” etalon injorimi!

Nga Gerti Çarçani/ Bashkitë dhe futbolli, “modeli Elbasani” etalon injorimi!

Nga Gerti Çarçani Përtej garës së këtij fund-sezoni, ajo që është më interesante është raporti bashki-klub në aspekt me investimin dhe finalizimin e tij. Vetëm pak orë më parë deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Koreshi me të drejtë, apo pa të drejtë akuzoi nga Parlamenti në formë politike të përdorimit të çështjes, zbritjen e Lushnjes një kategori më poshtë se e para (pra e dyta aktuale dhe e treta e dikurshme), me një bashki që për të disatën herë lëvron një fond mbi 400-500 milionë lekësh të vjetra sezonale. Po kaq, në mos më shumë, gjatë këtyre viteve rekord mban edhe Kavaja që rrit buxhete për të ardhur në Superiore dhe mbetet po aty. Apo Gjirokastra që kërkon të ruajë Kategorinë e Parë dhe është...