Nga De Biasi te Reja dhe Maran; çfarë trashëgon dhe ndryshon kombëtarja kuqezi “made in Italy”
Dje u prezantua trajneri i ri i kombëtares sonë kuqezi. Presidenti Duka i besoi një italiani tjetër, i pesti në epokën e tij në krye të FSHF-së. Rolando Maran nuk është pritur me shumë entuziasëm në mjedisin futbollistik në vendin tonë, megjithatë kështu ndodhi edhe me De Biasin, i cili më pas na dërgoi për herë të parë në finalet e një Europiani (“Francë 2016”). Duke pasur “pasaportë” të njëjtë, ne po mundohemi të bëjmë një analizë profesionale mes tre italianëve, Gianni De Biasi, Edy Reja dhe Rolando Maran (pa përfshirë Dosena dhe Panucci, që nuk kanë pse merren në konsideratë për ndikimin që kanë pasur), bazuar në CV, filozofi taktike, modele loje dhe rezultate konkrete. Qëllimi është të parashikojmë sa mundet çfarë presim nga...
Burimi:
telesport.al