Nga cikli i ri i Kombëtares, te trajneri Maran e atmosfera brenda grupit. Gjimshiti flet para Izraelit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit. Kapiteni Berat Gjimshiti foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, atmosferën brenda grupit dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme. Si e sheh ciklin me trajnerin e ri? – Nuk është e thjeshtë, sepse kthehemi nga një humbje e rëndësishme, me objektiva të qarta, për të arritur atë gjë që në fillim të kualifikueseve dukej e pamundur. Por, ashtu si shkoi i gjithë rrugëtimi, të gjithë ishim të bindur se mund ta arrinim kualifikimin, gjë që do të ishte shumë e bukur për ne si Kombëtare dhe si shtet. Besoj se ky është një rifillim i ri...
Burimi:
telesport.al