Neymar tjetër mesazh për Ancelotti: Më merr me vete në Botëror, uroj një finale Brazil-Argjentinë

Neymar tjetër mesazh për Ancelotti: Më merr me vete në Botëror, uroj një finale Brazil-Argjentinë

Neymar u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë barazimit 1-1 midis Santos dhe San Lorenzo në Copa Sudamericana. Pas një performance të shkëlqyer në tokën argjentinase, ku ai luajti një rol vendimtar në shënimin e golit të ekipit të tij, ai mori një duartrokitje nga tifozët kundërshtarë në stadiumin “Pedro Bidegain”. Ylli brazilian nuk humbi kohë për të dërguar një mesazh të qartë përpara Kupës së Botës 2026: “Është obsesioni i çdo lojtari brazilian dhe shpresoj sinqerisht të jem atje“, deklaroi ai, duke rritur presionin mbi trajnerin Carlo Ancelotti, i cili e ka mbajtur larg ekipit të Brazilit prej kohësh. Fjalët e lojtarit 34-vjeçar të Santos shkuan përtej kësaj; ato prekën edhe rivalitetin historik me Argjentinën. “Ishte një ndeshje e shkëlqyer, një pritje spektakolare. Faleminderit...