Newcastle gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Gordon, por gjithçka varet nga… Real Madrid

Newcastle gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Gordon, por gjithçka varet nga… Real Madrid

Pas largimit të Anthony Gordon drejt Barcelonës për 80 milionë euro bashkë me bonuset, Newcastle është hedhur në “sulm” për të gjetur zëvendësuesin ideal të anglezit. Newcastle ka piketuar Victor Munoz, 22-vjeçarin spanjoll i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në La Liga, me fanellën e Osasunës. Newcastle ka bërë një ofertë prej 35 milionë eurosh plus pesë milionë bonuse për Victor Muñoz, i cili ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh. Oferta e “Qymyrxhinjve” është brenda pritshmërive të Osasunës, por përgjigjja përfundimtare varet nga Real Madrid. “Los Blancos” zotërojnë 50% të të drejtave të lojtarit dhe në rast se arrihet transferimi i tij për shifrën 40 milionë euro, gjysma e kësaj shumë i kalon Real Madridit. Po ashtu, klubi madrilen ka të drejtën...