Nelson Hysa në majën e boksit botëror, këtë verë duel me Tajson Furin

Nelson Hysa në majën e boksit botëror, këtë verë duel me Tajson Furin

Adriatik BALLA Një verë e nxehtë pritet të jetë kjo për boksierët shqiptarë. Një pjesë prej tyre kanë arritur majat e boksit dhe në kalendar kanë duele me më të mirët e këtij sporti në botë. Edhe vetë mediat britanike që mbulojnë sportin e boksit shkruajnë “harrojeni çdo gjë që kishit planifikuar për këtë verë”! Ringjet ndërkombëtare po përgatiten për një tërmet të vërtetë. Në atë që po cilësohet si një nga lëvizjet më surprizuese dhe më spektakolare të dekadës në peshat e rënda. Referuar artikullit që jep “Top Channel”, mësojmë se krenaria e boksit shqiptar, i pamposhturi Nelson Hysa (24-0), pritet të zyrtarizojë përballjen me legjendën absolute, Tajson “The Gypsy King” Furi. ​Teksa sytë e botës janë drejtuar te mega-përballja e tetorit mes Furit...