“Ne nuk dehemi me alkol”! Kapiteni i Gjermanisë është i sigurt për suksesin në Botëror: E shijojmë me ujë në mbrëmje
Mesfushori dhe një nga liderët e kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, ka shprehur një optimizëm të madh për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026. Kimmich ka theksuar se Gjermania ka synime të qarta dhe një besim të plotë te forca e grupit. Sipas tij, dështimet dhe zhgënjimet në kompeticionet e kaluara tashmë i përkasin së shkuarës dhe kanë shërbyer si një mësim i vlefshëm për t’u rritur. Kimmich nënvizoi se atmosfera brenda kampit gjerman është e shkëlqyer dhe se lojtarët janë më të bashkuar se kurrë për të rikthyer Gjermaninë në majat e futbollit botëror. “Atmosfera është gjithmonë pozitive kur fitohet një ndeshje. Por unë e vlerësova pozitivisht edhe para ndeshjes së parë. Jo çdo ditë është perfekte, por është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë...
Burimi:
sportekspres.com