Në Itali shtohen zërat për Pep Guardiolën në krye të Azzurrëve, gati sforco financiare

Në Itali shtohen zërat për Pep Guardiolën në krye të Azzurrëve, gati sforco financiare

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po bën një përpjekje serioze për të bindur Pep Guardiolën të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Trajneri spanjoll konsiderohet kandidati kryesor për stolin e “Azzurrëve”, ndërsa drejtuesit e federatës kanë nisur kontaktet konkrete me të. Sipas mediave italiane, drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari i tij Leonardo janë takuar me Guardiolën në Barcelonë, ku i kanë prezantuar projektin e ri teknik dhe vizionin afatgjatë të FIGC-së për rikthimin e Italisë në elitën e futbollit botëror. Presidenti i FIGC-së, Xhovani Malago, ka konfirmuar interesimin për teknikun katalanas, duke pranuar se federata është e gatshme të bëjë edhe një përjashtim financiar për ta emëruar atë në krye të përfaqësueses. “Duhet të vlerësojmë jo vetëm gatishmërinë e trajnerit, por edhe kërkesat e tij...