Në Egjipt nuk e kapërdijnë dot eleminimin, reagon edhe Federata: Nuk mund të heshtim ndaj vendimeve të arbitrit

Në Egjipt nuk e kapërdijnë dot eleminimin, reagon edhe Federata: Nuk mund të heshtim ndaj vendimeve të arbitrit

Eleminimi kundër Argjentinës nuk është kapërdirë lehtë nga Egjipti. Në kampin afrikanë janë ndjerë “të vjedhur” nga arbitrimi dhe kanë shfaqur hapur pakënaqësinë e tyre. Edhe Federata Egjiptiane e Futbollit ka thënë fjalën e saj. Përmes një komunikate për shtyp, Federata ka shprehur kritika për mënyrën e arbitrimit. Sipas tyre, vendimet e drejtësisë sportive në fushën e lojës dëmtuan ekipin kombëtar të Egjiptit, duke ndikuar drejtpërdrejtë në eleminimin e tij nga Kupa e Botës. “Shoqata Egjiptiane e Futbollit shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për popullin egjiptian në të gjithë botën për mbështetjen, besnikërinë dhe besimin e tyre të palëkundur në ekipin kombëtar gjatë udhëtimit tonë në Kupën e Botës FIFA. Mbështetja e jashtëzakonshme e treguar nga miliona egjiptianë, si në vend ashtu edhe në...