Në Bosnie-Katar shënohet goli më i bukur i këtij Botërori deri tani, nga një 18-vjeçar (video)

Në Bosnie-Katar shënohet goli më i bukur i këtij Botërori deri tani, nga një 18-vjeçar (video)

24 Qershor 2026 21:37 Telesport Janë shënuar dy gola të shpejtë në një nga dy sfidat që po luhen aktualisht në grupin A. Në Seattle, Bosnie Hercegovinë po udhëheq 2-0 ndaj Katarit. Boshnjakët gjetën avantazhin falë supergolit të Kerim Alajbegovic në minutën e 29-të. 18-vjeçari i cili luan për Salzburg shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, me një goditje “predhë”. Padyshim goli më i bukur i këtij Botërori deri tani. Pak minuta më pas, Bosnja gjeti golin e dytë falë autogolit të Sultan Al Brake. Në sfidën tjetër, Zvicër-Kanada mungon ende goli. SHIKOGOLAT