“Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit…”, Courtois jep paralajmërimin e hidhur

“Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit…”, Courtois jep paralajmërimin e hidhur

11 Korrik 2026 17:01 Telesport Thibaut Courtois ishte i pafat në çerekfinalen mes Spanjës dhe Belgjikës, pasi u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 70-të për shkak të një dëmtimi, kur rezultati ishte 1-1. Në përfundim të takimit, Courtois paralajmëroi se kjo mund të ishte ndeshja e tij e fundit me kombëtaren belge. “Do të doja të bëja një pushim gjatë Ligës së Kombeve me synimin për të vendosur për të ardhmen time me ekipin kombëtar. Ndoshta do të kthehem për kualifikueset e Euro 2028, por në fund të fundit është një vendim që duhet ta marrë Federata. Nëse ata vazhdojnë me këtë plan apo jo. Ndoshta kjo ishte ndeshja ime e fundit”, paralajmëroi Courtois. Portieri belg foli edhe për rikthimin...