Ndërron jetë Jorge Messi, babai i Leos, në moshën 68-vjeçare
Zi në botën e futbollit. Jorge Messi, babai i Lionel Messit, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare në Rosario, sipas “Infobae”, të cilës i referohet katalanasja “Sport” dhe prestigjiozja “Marca”. Vdekja e tij ndodhi gjatë kësaj të premteje, në një qendër shëndetësore të qytetit argjentinas, pas një periudhe të gjatë të shënuar nga probleme shëndetësore. Figura e Jorge Messit ishte e lidhur ngushtë me zhvillimin e karrierës së djalit të tij që kur Lionel ishte fëmijë. Madje, Jorge e shoqëroi personalisht Lionel-in gjatë muajve të parë të aventurës së tij te Barcelona, ndërsa pjesa tjetër e familjes qëndronte në Rosario. Babai qëndroi pranë tij dhe u bë mbështetësi kryesor gjatë një etape veçanërisht të vështirë, kur ai ishte ende larg shndërrimit në yllin botëror që...
Burimi:
telesport.al