Ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Një aksident me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit, ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë në aksin Prishtinë-Mitrovicë. 22-vjeçari u afrua tek Elbasani në verën e kaluar. Sulmuesi po ashtu regjistronte paraqitje me Kosovën U-21, ndërsa para eksperiencës me verdheblutë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën. “Klan Kosova” ka shpërndarë edhe një foto nga aksidenti. Rasti i rëndë i ka tronditur të gjithë, ndërsa Bunjaku sapo kishte mbyllur një sezon pozitiv me Elbasanin. FSHF shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare. Një lajm i rëndë për familjen e tij, klubin e Elbasanit, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë...